Lifestyle

Mitet e konspiracionet e shumta për koronavirusin

Mitet e konspiracionet e shumta për koronavirusin

Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin e ri, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie: dezinformacionin. Kjo “infodemi” është po aq e dëmshme sa vetë COVID-19, pasi i ka nxitur njerëzit ta minimizojnë egërsinë e sëmundjes, dhe t’i injorojnë këshillat e autoriteteve në favor të trajtimeve apo “kurave” të paprovuara shkencërisht.

Një studim i fundit nga fondacioni “John S. & James L.Knight” dhe Gallup, zbuloi se 4 në 5 amerikanë thonë se përhapja në internet e dezinformacioneve është problemi më i madh me të cilin përballet media. Ja cilat janë disa nga gënjeshtrat më të njohura mbi pandeminë.