Lifestyle

Ndryshimi i stilit të jetesës armë antiAlzheimer

Ndryshimi i stilit të jetesës armë antiAlzheimer

Sidnej, 24 shtator – Ndryshimet në stilin e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës për personat mbi 65 vjeç që përjetojnë simptoma të hershme të Alzheimerit, sipas studiuesëve të Universitetit Kombëtar Australian, botuar në ”Journal of the American Geriatric Society”.

Studimet u kryen në 119 persona ku të moshuarit u ndanë në dy grupe: njëri, i kontrolluar nga dietologët dhe fiziologët, të cilëve u duhej të mbanin trurin e tyre të trajnuar dhe të ndiqnin dietën mesdhetare, tjetri, në vend të kësaj, duhej të ndiqte një seri udhëzimesh në internet për të ndryshuar në mënyrë të pavarur mënyrën e tyre të jetesës.