Lifestyle

​A mundet vitamina D t'i zvogëlojë rreziqet që lidhen me koronavirusin

​A mundet vitamina D t'i zvogëlojë rreziqet që lidhen me koronavirusin

Nga një studim i bërë me mbi 489 njerëz, studiuesit arritën në përfundimin se ata që u diagnostikuan me mungesë të vitaminës D kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të kishin një test pozitiv të koronavirusit krahasuar me ata me nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine.

Në një studim retrospektiv të pacientëve të testuar për COVID-19, studiuesit në Universitetin e Çikagos gjetën një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe gjasave të infektimit me koronavirus.