Lifestyle

“Black Lives Matter” pjesë e Javë së Modës në Milano

“Black Lives Matter” pjesë e Javë së Modës në Milano
Photo: Instagram/afwmilano

Për herë të parë në historinë e organizimit të Javës së Modës në Milano, një shou i tërë dedikuar disenjatorëve italian zezak ishte pjesë e kalendarit zyrtarë të kësaj ngjarje, dhe organizatorët shpresojnë se do ta theksojë mungesën e diversitetit në industrinë e modës.

Shou digjital me titull “We are Made in Italy”, u transmetua online të dielën më 27 shtator si dhe i shfaqi koleksionet Pranverë/Verë 2021 të pesë disenjatorëve të përzgjedhur zezak të cilët në të kaluarën kishin hasur në vështirësi për të depërtuar në këtë industri, transmeton Koha.