Lifestyle

Paqartësi për vaksinën e Coronës, vaksinimi do të zgjasë me vite

Paqartësi për vaksinën e Coronës, vaksinimi do të zgjasë me vite

Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit 2021, vaksinimi do të zgjasë me vite.

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane „Bild". Gazeta është bazuar në të dhëna të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, vetë ndërkohë i infektuar me Corona. Në fillim të javës së kaluar, ministri paska bërë të ditur, se firma e Manzit, BioNTech është pak para marrjes së lejes për vaksinën. Vetëm pak orë më vonë u hodh poshtë ky njoftim nga zëdhënësi i Jens Spahn. Në një intervistë me revistën „Spiegel", Spahn thotë, se ai e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë.