Lifestyle

Ngritja e ndotjes së ajrit ndikon në depresion

Ngritja e ndotjes së ajrit ndikon në depresion
Foto: Ilustrim

(GUARDIAN) - Rritja e vogël e shkallës së ekspozimit të njerëzve ndaj ndotjes së ajrit është e ndërlidhur me shtimin e jashtëzakonshëm të rasteve të depresionit dhe ankthit, ka treguar të hënën një studim i kryer me të rriturit në Britaninë e Madhe.

Studiuesit kanë zbuluar se rritja e jashtëzakonshme e dyoksidit të nitrogjenit, prodhuar kryesisht nga makinat që djegin naftë, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të rrezikut për çrregullime mendore për 39 për qind. Për sa u përket ndotjeve me grimca të vogla të cilat burojnë nga djegia e karburanteve, nga frenat dhe pluhuri i gomave, rreziku është rritur për 18 për qind.