Lifestyle

Niveli i antitrupave ndaj COVID-19 “bie shpejt pas infektimit”

Niveli i antitrupave ndaj COVID-19 “bie shpejt pas infektimit”

(BBC) - Nivelet e antitrupave mbrojtës tek njerëzit zbehen “tepër shpejt” pas infektimit me koronavirus, kanë bërë të ditur të martën hulumtuesit. Antitrupat janë pjesa kryesore e mbrojtjes imunitare dhe e parandalojnë hyrjen e virusit brenda qelizave të trupit.

Ekipi i hulumtuesve të Kolegjit Mbretëror të Londrës ka zbuluar se numri i personave që kanë rezultuar pozitivë në testet për antitrupa ka rënë për 26 për qind mes muajve qershor dhe shtator. Ata kanë bërë të ditur se imuniteti duket se bie me shteg të shpejtë dhe se kjo gjë e ngërthen më vete rrezikun nga prekja e shumëfishtë prej virusit me kurorë. Një e dhënë e tillë është publikuar në kohën kur të dhënat nga Zyra Kombëtare britanike e Statistikave ka treguar se bilanci i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për 60 për qind në javën e 16 tetorit. Më shumë se 350.000 persona në Angli u janë nënshtruar deri më tani testeve për antitrupa, të ndërmarra si pjesë e studimit “REACT-2”.