Lifestyle

Vaksina e Oxfordit kundër COVID-19 funksionon te të gjitha grupmoshat

Vaksina e Oxfordit kundër COVID-19 funksionon te të gjitha grupmoshat

Njëra prej vaksinave kryesore eksperimentale ndaj COVID-19 prodhon reagim imunitar te të rriturit sikurse edhe te të rinjtë, kanë bërë të ditur zhvilluesit e saj, duke e rritur shpresën për mbrojtjen e më të cenuarve nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar kaos ekonomik dhe shoqëror kudo përreth botës.

As Universiteti i Oxfordit dhe as partneri i tij komercial “AstraZeneca” nuk do t’i shpalosnin të dhënat nga testimet e hershme që shfaqin efekte pozitive, pasi që ato janë dorëzuar për rishikim. Por, “AstraZeneca” ka konfirmuar gjetjet thelbësore rreth vaksinës së quajtur AZD1222, të cilat ishin ndarë gjatë një takimi akademik me dyer të mbyllura.