Lifestyle

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. E megjithatë, disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës të tjerë shtesë siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.