Lifestyle

Finlandezët, mjeshtrit e luftës kundër koronavirusit

Foto: Reuters
 

Finlanda me diç më pak se 6 milionë banorë është njëra prej vendeve që ka kaluar më së miri me pandeminë e koronavirusit. Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, nga 22 nëntori, asnjë vend tjetër në botë nuk ka shkallë më të ulët të infektimeve.

Që nga fillimi i vitit, në Finlandë janë regjistruar 21.216 raste të të infektuarve dhe 375 të vdekur. Ndërkaq në Danimarkën fqinje, shkalla e infeksioneve ka shkuar në 70.152 derisa ajo e vdekjeve në 781. Sllovakia, ndërkaq, ka 95.257 të infektuar dhe 644 të vdekur.