Lifestyle

Marulja ruan shëndetin e njeriut

Marulja ruan shëndetin e njeriut
 

Marulja është me pak kalori dhe rekomandohet për njerëzit që duan të humbin peshë. Përmban fibra dhe celulozë, të cilat do t’ju ngopin dhe do të përmirësojnë tretjen. Ndihmon tretjen, heqjen e kilogramëve shtesë ose të mbani një peshë normale.

Fibrat, gjithashtu, ndihmojnë në largimin e kripërave të acidit biliar nga trupi. Kur trupi zëvendëson këto kripëra, ajo prish kolesterolin në të njëjtën kohë, kështu që marulja është e mirë për zemrën. Për më tepër, ajo përmban vitaminën C dhe beta karotinën që parandalojnë oksidimin e kolesterolit, i cili, nga ana tjetër, parandalon formimin e pllakave në arterie.