Lifestyle

Frutat që duhet konsumuar kundër kolesterolit

Frutat që duhet konsumuar kundër kolesterolit
Foto: Ilustrim
 

Kolesteroli i lartë dhe problemet me zemrën janë të lidhura ngushtë dhe mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për organizmin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2016 sëmundjet më vdekjeprurëse u cilësuan ato kardiovaskularet. Kjo për një mori arsyesh, ku ndër më ndikueset dhe shkaktaret është pikërisht kolesteroli i lartë.

Personat që vuajnë nga kjo gjendje shtohen dita ditës, kështu që nevoja për parandalim është urgjente dhe shumë e nevojshme. Megjithëse kolesteroli i keq efektet mund t’i japë në forma të ndryshme, zemra është ajo që prek më shumë. Si shumë sëmundje të tjera kronike që lidhen ngushtë me dietën e përditshme dhe ushqimin, edhe për uljen e kolesterolit duhet të filloni po nga këtu.