Lifestyle

Vazot në formë të trupit, trendi i fundit i dekorimit

Vazot në formë të trupit, trendi i fundit i dekorimit
 

Nëse shikoni në çfarëdo faqe të Instagramit që reklamojnë produkte për dizajnimin sa më modern dhe të veçantë të shtëpisë, është e pamundur të mos hasni në vazot me format e trupit të femrës.

Nga format e gjoksit e deri tek format e të pasmëve, këto vazo për herë të parë filluan të qarkullojnë në treg në vitin 2019, por marrë parasysh rritjen e popullaritetit të tyre gjatë vitit pasues, ato patjetër se janë shndërruar në objekt zbukurues të domosdoshëm për shtëpitë tuaja.