Lifestyle

Inxhinieri shqiptar Osmani me ekipin e tij ka zhvilluar implant që do të ndihmojë në sëmundjet neurodegjenerative

Inxhinieri shqiptar Osmani me ekipin e tij ka zhvilluar implant që do të ndihmojë në sëmundjet neurodegjenerative
 

Inxhinieri shqiptar Bekim Osmani me ekipin e tij, në kompaninë e re spin-off të quajtur Bottneuro AG, ka zhvilluar një implant nervor shumë të hollë me bazë bimore për shtyllën kurrizore dhe trurin, njofton Universiteti i Bazelit. 

Ky implant, siç thuhet nga kompania, do të ndihmojë pacientët që vuajnë nga dhembjet kronike neuropatike, Alzheimeri dhe sëmundje tjera neurodegjenerative.