Lifestyle

Përkeqësimi i ekzemës nga ushqimet e gabuara – këshillat e mjekëve

Përkeqësimi i ekzemës nga ushqimet e gabuara – këshillat e mjekëve
Foto: Flickr
 

Ekzema ose dermatiti atopik, shfaqet me skuqje të lëkurës dhe shoqërohet me kruajtje, plasaritje dhe të çara në lëkurë. Ajo zakonisht shfaqet në fytyrë, duar, këmbë, kokë dhe qafë.

Periudhat e gjata të stresit, pasiviteti fizik, mbipesha, lëkura e thatë dhe klima e thatë (sidomos në dimër), janë disa nga shakatarët e ekzemës. Megjithatë, studiues të shumtë kanë gjetur një lidhje mes ekzemës dhe mënyrës së të ushqyerit.