Lifestyle

Testi prototip për COVID-19, me rezultat tri herë më të shpejtë

Testi prototip për COVID-19, me rezultat tri herë më të shpejtë
 

Ky test i ri, i krijuar në Francë, është po aq i saktë sa edhe testi PCR dhe nuk kërkon të përpunohet në laborator

Paris, 24 shkurt – Studiuesit francezë kanë krijuar një test të koronavirusit, për të cilin kanë thënë se i jep rezultatet tri herë më shpejt sesa testet rapide të antigjenit dhe sipas të dhënave të para të testimit ofron gati të njëjtën saktësi sikurse testet e tjera më të ngadalshme, si testet PCR.