Lifestyle

Inteligjenca artificiale për reduktimin e mbetjeve ushqimore

Inteligjenca artificiale për reduktimin e mbetjeve ushqimore
 

Tokio, 3 shkurt – Kompanitë japoneze janë duke e zgjeruar përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera të përparuara për t'i zvogëluar kostot e ushqimit të mbetur gjatë pandemisë dhe për të kërkuar një mënyrë për qëndrueshmëri.

Shkatërrimi i më shumë se 6 milionë tonë mbetjeve të ushqimit në Japoni, i ka kushtuar ekonomisë së tretë botërore rreth 19 miliardë dollarë në vit, sipas të dhënave të qeverisë. Duke pasur mbetjet më të larta të ushqimit për kokë banori në Azi, qeveria japoneze ka miratuar një ligj të ri për t'i përgjysmuar kostot e tilla nga viti 2000 deri në vitin 2030, duke i shtyrë kompanitë që të gjejnë zgjidhje.