Lifestyle

Çfarë mund të hani para ushtrimeve fizike?

 

Kur bëhet fjalë për t’i arritur qëllimet tuaja të shëndetit dhe fitnesit, ajo që hani para ushtrimeve mund të jetë po aq e rëndësishme sa vetë stërvitja.

Ju keni nevojë për ushqime që ju sjellin energji, por nuk doni të ndiheni aq të ngopur sa t'ju ngadalësojë aktivitetin fizik. Mund të jetë e vështirë për ta arritur atë ekuilibër thelbësor, prandaj disa trajnerë të fitnesit i kanë ndarë disa prej ushqimeve të tyre të preferuara të cilat i konsumojnë para çdo seance të stërvitjeve.