Lifestyle

Si ka ndikuar koronavirusi në shëndetin mendor?

Koronavirusi ka pasur ndikim në numrin e njerëzve që e shfrytëzojnë shërbimin shtetëror të shëndetit mendor
 

Pandemia e koronavirusit ka gjeneruar shqetësime për sa i përket përkeqësimit të gjendjes me shëndetin mendor në Mbretërinë e Bashkuar, por sa i madh është ky problem? Si ka ndryshuar shëndeti mendor?

Problemet lidhur me shëndetin mendor janë përkeqësuar mes të gjitha grupmoshave gjatë vitit të kaluar. Te të rriturit numri i atyre që kanë shpërfaqur simptoma të depresionit pothuajse është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, ka bërë të ditur të hënën Zyra Kombëtare për Statistika në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kohën pak para fillimit të izolimit të parë të Britanisë së Madhe, afro 10 për qind e njerëzve kishin shfaqur simptoma nga këto telashe prej më të lehtat deri më të rëndat, krahasuar me 19 për qind sa ishin në qershor të 2020-s.