Lifestyle

Aplikacioni që synohet të shndërrohet në pasaportë të vaksinimit

 

Në dispozicion në Britaninë e Madhe do të jetë edhe një formë në letër – duke e telefonuar linjën telefonike 119, por edhe ajo jo nëpërmjet një mjeku të përgjithshëm. Që të dyja format do të jenë në dispozicion nga e hëna, kur masat e zbatuara për udhëtime jashtë vendit të hiqen në vend. Aplikacioni i NHS-së është i ndarë nga aplikacioni për COVID-19 i NHS-së, i cili tashmë përdoret për gjurmimin e rasteve të kontaktit

Aplikacioni i Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Britaninë e Madhe do të jetë në dispozicion për t’u përdorur si një lloj pasaporte e vaksinimit qysh nga e hëna, mirëpo vetëm për ata që i kanë marrë dy dozat e ndonjërës prej vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani.

Në dispozicion do të jetë edhe një formë në letër – duke e telefonuar linjën telefonike 119, por edhe ajo jo nëpërmjet një mjeku të përgjithshëm. Që të dyja format do të jenë në dispozicion nga e hëna, kur masat e zbatuara për udhëtime jashtë vendit të hiqen.