Lifestyle

10 qytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në Evropë

 

Pas më shumë se një viti të mbyllur e duke mbajtur maska anti-COVID, po bëhet më se e zakonshme që çmojmë më shumë daljet në ajër të pastër. Por për ata që jetojnë në qytete të mëdha, kjo mund të kthehet në një luks të paarritshëm – veçanërisht kur valët e të nxehtit kontribuojnë dhe më tepër në ndotjen e ajrit.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) ekspozimi ndaj grimcave të imëta – një prej ndotësve kryesorë që shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes – përbën rreth 417 mijë të vdekje të parakohshme në mbarë kontinentin vetëm për vitin 2018.