Lifestyle

Ndryshojnë simptomat e COVID-19: Tani asgjë s’përjashtohet

 

Si mund të dihet nëse një person është prekur nga COVID-19? Përgjigja e duhur është ende e panjohur, sepse kjo varet nga fakti nëse i infektuari është i vaksinuar apo jo, nëse është fjala për mutacionin e virusit, nëse pacienti është i moshuar apo i ri, dhe me shëndet të mirë ose jo

Në fillim të vitit 2020, kolla e thatë dhe ethet ishin simptoma të qarta të prekjes nga sëmundja COVID-19. Megjithëkëtë, nëse shfaqen dhimbjet e kokës dhe të gjymtyrëve atëherë bëhej fjalë për grip. Teshtimë, rrjedhje hundësh dhe dhembje fyti - për fat të mirë vetëm një ftohje. Në këtë mënyrë – pak a shumë të thjeshtëzuar - mund të përshkruhet interpretimi i simptomave në fillim të pandemisë, ka shkruar transmetuesi gjerman i lajmeve, Deutsche Welle.

Porse më vonë u shfaq simptoma e humbjes së shqisës së nuhatjes dhe shijimit - një tregues ky pothuajse 100 për qind i qartë i infeksionit me SARS-CoV-2. Dhe, kjo vlen ende.