Lifestyle

Dezinfektuesi afatgjatë mund të jetë armë e fuqishme kundër COVID-19

 

Studiuesit e Universitetit të Floridës kanë zhvilluar një dezinfektues të bazuar në nano-grimca që në vazhdimësi mund të vrasë viruset në sipërfaqe për shtatë ditë – një zbulim ky që mund të jetë armë e fuqishme kundër COVID-19.

Christina Drake, themeluese e “Kismet Techologies”, u inspirua ta krijojë një dezinfektues të tillë pasi shkoi në një dyqan gjatë ditëve të para të pandemisë. Aty pa një punonjës që spërkaste dezinfektues në dorezën e një frigoriferi, dhe më pas duke e fshirë spërkatjen menjëherë.