Lifestyle

Britania nis studimin e një testi “revolucionar” për kancerin

Foto: Ilustrim
 

Analiza e gjakut Galleri mund të përcaktojë nëse një pacient është prekur nga kanceri edhe para se simptomat e sëmundjes të shfaqen. Ekspertët shëndetësorë tani shpresojnë se kjo metodë “do t’i ndryshojë rregullat e lojës” për sa i përket zbulimit të hershëm të kancerit, me anë të përfshirjes së mijëra njerëzve në një studim që pritet të ndërmerret lidhur me testin.

Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Welle ka shkruar se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) i Mbretërisë së Bashkuar do ta fillojë qysh nga e hëna studimin e një analize të re për kancer, e cila, sipas ekspertëve, mund t’i vërejë mbi 50 lloje të kancereve mes pacientëve, para se të shfaqen simptomat.