Lifestyle

Ndryshimet klimatike: Bota përjeton dyfish më shumë ditë mbi 50 gradë celsius

 

Numri i ditëve ekstremisht të nxehta me temperaturat që kapin shifrën e 50 gradë celsius, është dyfishuar që nga vitet 1980, sipas një analize të BBC-së.

Ato madje tani janë shfaqur në më shumë vende të botës se që ishin më parë, duke përfaqësuar sfidë të paprecedent për shëndetin publik dhe mënyrën e jetesës.