Lifestyle

Dobitë e thanës në shëndetin e mëlçisë

 

Frutat e vogla, të ëmbla e të athëta njëkohësisht të thanave sapo kanë dalë në treg. Krahas shijes së tyre fantastike, përdorimet mjekësore të thanave për shëndetin njihen që një lashtësi. I vlerësuar fort si një frut i rëndësishëm medicinal, thanat kanë efekte mirëbërëse për shëndetin e gjithë organizmit.

Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga pema. Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhini me dorë sapo të kenë rënë. Ju sjellim më poshtë një kurë efikase me thana për pastrimin e mëlçisë dhe shëndetin e saj.