Lifestyle

Dieta që sugjeron të hani më pak e të shpenzoni më shumë energji, është e gabuar

 

Sipas një raporti të vitit 2018 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth gjysma e amerikanëve përpiqen të humbin peshë në çdo kohë. Shumica thonë se stërvitja dhe ngrënia e sasisë më të vogël të ushqimit janë mjetet kryesore të përpjekjes së tyre për të humbur peshë. Por, fatkeqësisht me kalimin e kohës, shumica e individëve që përpiqen të humbin peshë do të dështojnë në përpjekjet e tyre, duke i fituar të gjitha kilogramët e humbura apo duke shtuar edhe më shumë peshë.

Tani, një rishikim i ri në mënyrën se si e kuptojmë shtimin e peshës, tregon se njerëzit nuk dështojnë domosdoshmërisht në dieta, por bindja për të lëvizur më shumë dhe për të ngrënë më pak është krejtësisht e gabuar.