Lifestyle

Vitamina D e dobishme për shëndetin e fshikëzës dhe traktit urinar

 

Ndërsa të kesh një zemër dhe tru të shëndetshëm janë qëllimet kryesore të shumë njerëzve, shëndeti i fshikëzës është diçka për të cilën njerëzit nuk kanë tendencë të mendojnë derisa të ketë një problem. Por në fakt është jetike. Nëse po përjetoni çrregullime të ndryshme të këtij organi, si parehatia, urinimi i shpeshtë apo infeksione të përsëritura të traktit urinar, kjo do të thotë se diçka nuk funksionon me fshikëzën tuaj, dhe një problem i tillë mund ta dominojë vërtet jetën tuaj.

Prandaj nëse jeni duke përjetuar probleme shëndetësore të fshikëzës, është e rëndësishme ta dini se cilat lëndë ushqyese mund të ndihmojnë. Ekziston një lëndë ushqyese për shëndetin e fshikëzës e ajo është vitamina D. Hulumtimet e reja tregojnë se ajo është vendimtare për organizmin por që shumica e njerëzve nuk e marrin mjaftueshëm këtë vitaminë.