Lifestyle

8 gota ujë në ditë ndihmojnë shëndetin e zemrës për dekada

 

Konsumimi i tetë gotave ujë në ditë është një rekomandim i vjetër, i cili sipas mjekëve garanton shëndetin e të gjithë trupit. Por tani, një studim i ri ka zbuluar se pirja e një sasie të mjaftueshme të ujit e parandalon jo vetëm dehidratimin e trupit, por mund ta garantojë njashtu edhe shëndetin e zemrës për madje dekada më vonë.

“Studimi ynë sugjeron se një hidratim i mirë mund të parandalojë ose të paktën të ngadalësojë ndryshimet brenda zemrës, të cilat mund të çojnë pastaj në probleme të rënda që shkaktojnë atak apo arrest kardiak”, ka thënë autorja e studimit, Natalia Dmitrieva, nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Francë. “Të dhënat tregojnë se duhet që t’i kushtojmë vëmendje të theksuar sasisë së lëngjeve që konsumojmë përditë dhe të ndërmarrim veprime nëse zbulojmë se pimë shumë pak”, ka shtuar ajo, kanë raportuar mediat britanike.