Lifestyle

Tetë këshilla të dobishme për t’u ushqyer pastër

 

Me siguri keni dëgjuar për ushqyerjen e pastër ose ‘clean eating’, por nuk dini nga t’ia filloni. Të ushqyerit e pastër ka të bëjë me modifikimet e dietës dhe orientimin drejt ushqimeve që janë më të shëndetshme, krahasuar me ato të regjimit tuaj. Kjo do të thotë që do të duhet të hani më shumë perime, fruta, drithëra dhe mish të bardhë. Ky proces kërkon gjithashtu reduktimin e sheqernave të rafinuara, kripës dhe yndyrave të pashëndetshme. Nëse jeni të sigurt që do ta nisni këtë proces, ja disa këshilla që duhen marrë në konsideratë:

Zbuloni se çfarë është të ushqyerit e pastër për ju. Është një mënyrë e mirë për të nisur disa praktika të shëndetshme të të ushqyerit. Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë si reduktimi i sheqernave të rafinuara dhe karbohidrateve apo rritja e konsumit të fibrave, proteinave, etj.