Lifestyle

Ndjenja e kënaqësisë kur të tjerët dështojnë

 

Schadenfreude, ndjenja e kënaqësisë ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, është emocion shumë i zakonshëm. Mund të duket si shpirtligësi, madje edhe si hakmarrje. Por nëse jeni ndier ndonjëherë në faj për kënaqësinë që keni përjetuar me veten, kur dikush tjetër ka dështuar në diçka, mos jini shumë të ashpër me veten.

Schadenfreude, është rezultat i disa proceseve të rrënjosura thellë, të cilat i ka përjetuar truri i njeriut prej miliona vjetësh gjatë zhvillimit të tij. Para së gjithash, qeniet njerëzore janë specie tepër sociale.