Lifestyle

Jeta e familjes amerikane në Shërbimin e Jashtëm në kontinente të ndryshme

 

Loren Braunohler bashkë me të shoqin janë diplomatë në shërbimin e jashtë të SHBA-së. Jeta e tyre ndahet mes shteteve të ndryshme ku ata shërbejnë.

Loren e nisi karrierën e saj në Mozambik e vazhdoi në Venezuelë, ndërsa i shoqi në Tajlandë, e më pas në Irak dhe Australi. Ata u fejuan në Venezuelë, u martuan në Tajlandë dhe kaluan muajin e mjaltit në Laos.