Lifestyle

Për herë të parë, era burimi kryesor i energjisë elektrike në Turqi

 

Korporata e Transmetimit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se energjia nga era është bërë burimi më i madh i gjenerimit të energjisë elektrike, për herë të parë në historinë e Turqisë, me një pjesëmarrje prej 22.6 për qind.

Parqet e gjeneratorëve të energjisë elektrike nga era krijuan 178.964 megavat-orë nga prodhimi i përgjithshëm ditor i energjisë elektrike që ishte gjithsej 791.794 megavat-orë.