Lifestyle

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i shegës

 

Këtë e konfirmojnë shkencëtarët sipas të cilëve, burrat dhe gratë që pinë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut. Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.

Në fund të studimit, të gjithë pjesëmarrësit patën një rritje të ushqyesve që janë të dobishëm për balancimin e hormoneve, plus vitalitetin e përgjithshëm. Përveç vetërregullimit hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së organizmit. Shega dhe lëngu i saj bëjnë mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat. Testosteroni ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thanë studiuesit. Pas pirjes dy javore të këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%. Pjesëmarrësit treguan se ishin në humor të mirë dhe ndjenjat e tyre negative ishin shuar. Estrogjeni është një hormon shumë i nevojshëm në trupin e çdo gruaje për të qëndruar të forta, energjike dhe me një cikël të shëndetshëm.