Lifestyle

Ishulli që është kthyer në laborator të hapur për vullkanologët

 

Ata vijnë me dronë syshqiponje dhe instrumente shumë precize. Me ndihmën e satelitëve, analizojnë emetimet e gazit dhe rrjedhat e shkëmbinjve të shkrirë. Në sipërfaqe të tokës, ata mbledhin gjithçka duke filluar nga grimcat më të vogla deri te “shpërthimet e llavës”, sa madhësia e shalqinjve që një nga forcat më të mëdha të natyrës i hedh si predha të zjarrta.

Shkencëtarët nga e gjithë bota po grumbullohen në La Palma, në një nga Ishujt Kanarie të Spanjës në Oqeanin Atlantik, për të përfituar nga një shpërthim vullkanik që ndodhi vetëm një orë larg me makinë nga një aeroport ndërkombëtar dhe nga siguria e të punuarit nën shoqërimin e brigadave ushtarake. Ata po i aplikojnë teknologjitë më të fundit për të shqyrtuar një shpërthim të rrallë vullkanik nga toka, deti, ajri - madje edhe nga hapësira.