Lifestyle

Pandemia po sfidon rëndë “Gjeneratën Z”

Muaj pas mësimit në distancë dhe ndërveprimi të kufizuar social, adoleshentët dhe të rinjtë janë duke raportuar shkallë të lartë të depresionit dhe ankthit
 

Në përgjithësi, më shumë se një e treta e amerikanëve të moshës 13-56 vjeç e përmendin pandeminë si burim kryesor stresi, e shumë të tjerë kanë thënë se kjo ka bërë disa pjesë të jetës së tyre më të vështirë. Mirëpo kur bëhet fjalë për edukimin, shoqëritë dhe takimet, shkëputja ka pasur një ndikim të theksuar në mesin e “Gjeneratës Z”

Izolim. Ankth. Pasiguri. Stresi i pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar barrë tek amerikanët e të gjithave moshave, mirëpo një sondazh i ri tregon se adoleshentët dhe të rinjtë janë përballur me disa nga betejat më të rënda teksa rriten gjatë një kohe trazirash ekstreme.

Në përgjithësi, më shumë se një e treta e amerikanëve të moshës 13-56 vjeç e përmendin pandeminë si burim kryesor stresi, e shumë të tjerë kanë thënë se kjo ka bërë disa pjesë të jetës së tyre më të vështirë. Mirëpo kur bëhet fjalë për edukimin, shoqëritë dhe takimet, shkëputja ka pasur një ndikim të theksuar në mesin e “Gjeneratës Z”, bazuar në sondazhin e ri nga MTV Entertainment Group dhe nga The Associated Press - NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike.