Lifestyle

Dobitë e lëngut të xhenxhefilit kundër dhimbjes së kokës

 

Në listën e sëmundjeve më të përhapura në botë, dhimbja e kokës dhe migrena renditet e treta. Kjo sëmundje nxitet dhe shkaktohet nga probleme të ndryshme. Lidhur me migrenën, ajo nuk është thjesht një dhimbje e thjeshtë koke. Ajo është një çrregullim që në shumicën e rasteve është i trashëgueshëm.

Sipas të dhënave, një nga produktet më efikase dhe natyrale kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës është xhenxhefili. Në kombinim me limonin dhe mjaltin, xhenxhefili ka një efekt të fuqishëm qetësues kundër dhimbjeve dhe inflamacionit. Ai bllokon ndikimin e prostaglandinës, një substancë që shkakton migrenë duke nxitur inflamacionin e enëve të gjakut në tru. Përpos të tjerave, lëngu i xhenxhefilit është një tonik i shkëlqyer kundër problemeve me tretjen. Ekspertët rekomandojnë pirjen e rregullt të lëngut të xhenxhefilit për të zbutur simptomat e artritit, osteoartritit dhe reumatizmës.