Lifestyle

Ndarja digjitale pengon nxënësit gjatë mësimit online

Abigail Schneider, tetë vjeçe, ka kompletuar nivelin e parë të mësimit me ndihmën e nënës, April, në dhomën e saj të ndejës
 

 Derisa më shumë familje i kthehen mësimit në distancë mes karantinave dhe mbylljeve të shkollave, qasja e besueshme dhe e qëndrueshme në pajisjet dhe internetin në shtëpi mbetet e pakapshme për shumë studentë që kanë nevojë për to për të vazhduar me detyrat e tyre shkollore

Washington, 16 janar (AP) - Kur fëmijët e April Schneiderit u kthyen në klasa, ajo mendoi se po linin pas vështirësitë e më shumë se një viti të të mësuarit në distancë. Nuk ka më probleme me tabletat e huazuara. Nuk ka më ditë mësimesh të humbura, sepse fëmijët e saj nuk mund të lidheshin me mësimin virtual.

Por rastet e koronavirusit në klasat e fëmijëve të saj në New York City, dhe karantinat pasuese, kthyen mësimin nga shtëpia. Pa pajisje personale për secilin fëmijë, Schneider tha se nuk kishin çfarë të bënin, ndërsa ishin të mbërthyer në shtëpi.