Aktualisht nuk ka asnjë provë të përfitimeve anti-inflamatore nga përdorimi i aspirinës për aknet, megjithatë Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD), rekomandon marrjen e aspirinës për të reduktuar ënjtjen e lëkurës që lidhet me kushte si djegia nga dielli.
Aspirina nuk rekomandohet si një formë e trajtimit të puçrrave. Sidoqoftë, nëse vendosni ta përdorni, ndiqni udhëzimet më poshtë:
Përdorni aspirinë pluhur ose shtypni plotësisht disa tableta
Kombinoni pluhurin e aspirinës me 1 lugë gjelle ujë të ngrohtë për të krijuar një pastë.
Lani fytyrën me pastruesin tuaj normal.
Vendosni pastën e aspirinës direkt te aknet.
Lëreni të veprojë për 10 deri në 15 minuta.
Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë.
Vendosni kremin hidratues.
Këtë proces mund ta përsërisni si proces trajtimi një apo dy herë në ditë, derisa aknet të pastrohen.
Duhet mbajtur mend që përdorimi i tepërt i aspirinës mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës.
Efektet anësore më të zakonshme të përdorimit të aspirinës janë tharja dhe acarimi i lëkurës. Si rezultat, mund të ndodhë qërimi dhe skuqja.
Çdo trajtim aknesh që vendosni në fytyrën tuaj, duke përfshirë aspirinën, mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj rrezeve të diellit.
Sigurohuni që të vendosni kremin e duhur që ju mbron nga rrezet e diellit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.