Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan, ka thënë se nuk ka prova deri tani që sugjerojnë se adoleshentët e shëndoshë apo fëmijët kanë nevojë për dozat përforcuese të vaksinës anti-COVID.
Ajo shpjegoi se më shumë studime nevojiten për dozat.
“Nuk ka provë tani se fëmijët e shëndetshëm dhe adoleshentët kanë nevojë për përforcues. Nuk ka asnjë provë”, tha ajo.
Swaminathan ka thënë se paneli do të takohet këtë javë dhe do të marrë në konsideratë pyetjen se si shtetet duhet të japin përforcuesit që të ulen vdekjet.
Vaksinat, shtoi ajo, ofrojnë nivele të mbrojtjes kundër sëmundjes, raporton FoxNews.
Në SHBA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar përforcuesit e vaksinës Pfizer për përdorim te fëmijët nga 12 vjeç.
Të dhënat tregojnë se mbi 81 milionë amerikanë kanë marrë një dozë përforcuese deri tash.
© KOHA.