Lifestyle

Faktori që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

 

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me madhësinë e një grushti, pompon gjakun, oksigjenin dhe lëndët ushqyese nëpër të gjithë trupin. Sipas të dhënave vetëm gjatë vitit 2019 kanë humbur jetën rreth 18 milionë njerëz në të gjithë botën për shkak të sëmundjeve kardiovaksulare.

Duke pasur parasysh faktin që sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në botë, ju duhet t’i kushtoni asaj kujdesin e duhur. Me kujdesin e duhur nënkuptohet të ushqyerit shëndetshëm dhe kryerja e aktivitetit fizik. Por ka ende diçka që mund të bëni për të mbrojtur zemrën tuaj!