Lifestyle

Ajri më i mirë në izolim mund të ketë shpëtuar qindra jetë në Evropë

 

Më shumë se 800 jetë mund të jenë shpëtuar në të gjithë Evropën falë cilësisë më të mirë të ajrit në fazën e parë të bllokimeve për Covid, thotë një hulumtim.

Masat e marra për të frenuar rritjen e infeksioneve rezultuan në më pak makina dhe kamionë në rrugë, të cilat patën ndikimin më të madh në reduktimin e vdekjeve, sipas studimit të udhëhequr nga ekspertët e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).