Lifestyle

Si ndryshon tensioni i gjakut me moshë

 

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën. Pasojat e saj fillojnë që nga zemra e deri ne tru, duke prekur dhe mirëfunksionimin e të gjithë organeve të trupit. Ndër shkaqet e shumta të zhvillimit të kësaj sëmundje, kalimi i viteve dhe moshës është kryesori. Duke qenë më i shpeshtë tek personat në moshë ekspertët vënë theksin tek stili i jetesës dhe mënyra se si presioni i gjakut ndryshon gjatë viteve.

Kjo si një mënyrë për të parandaluar hipertensionin në çdo periudhë të jetës Jo gjithnjë presioni i lartë i gjakut duhet të shihet si një proces normal i plakjes, por si një sëmundje e rrezikshme. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht këtë lëvizje përgjatë viteve të jetës së një njeriu dhe kur është shqetësues.