Lifestyle

Kimikatet në produktet plastike të konsumit mund të shkaktojnë obezitet

 

Sipas një studimi të ri, kimikatet e gjetura në produktet plastike të konsumit mund të ndikojnë në metabolizmin e njeriut, të kontribuojnë në zhvillimin e qelizave yndyrore në trup dhe të shkaktojnë mbipeshë.

Hulumtimi, i botuar në revistën Environmental Science and Technology të mërkurën, gjeti mbi 55,000 përbërës të ndryshëm kimikë në produktet plastike të konsumit dhe identifikoi 629 substanca nga të cilat 11 prej tyre njihen si kimikate që prishin metabolizmin (MDC).