Lifestyle

Grupet që kanë më shumë nevojë për vitaminën D

 

Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.

Nutricistja Hyrida Basha ka sqaruar kategorinë e njerëzve që kanë më shumë nevojë për vitaminën D. Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.