Lifestyle

Mbipesha e lidhur me kancerin

Obezitet
Analiza arrin në përfundimin se brenda njëzet vjetëve më shumë se 21 milionë njerëz në Britani do të jenë obezë, që do të thotë se mbi një e treta e të gjithë popullsisë së vendit do të jetë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me peshën e tepërt, përfshirë trembëdhjetë lloje të ndryshme të kancerit
 

Sipas një studimi, njerëzit me mbipeshë janë në rrezik nga 13 lloje të kancerit, përfshirë ata në zorrë, mushkri dhe stomak. Mbipesha është shkaku i dytë i kancerit pas pirjes së duhanit në Britani të Madhe

Raporti nga “Cancer Research UK” analizon shifrat zyrtare të shëndetit nga viti 2019 dhe 2020 për t’i bërë llogaritjet se cila do të jetë prevalenca e kancerit deri në vitin 2040.

Analiza arrin në përfundimin se brenda njëzet vjetëve më shumë se 21 milionë njerëz në Britani do të jenë obezë, që do të thotë se mbi një e treta e të gjithë popullsisë së vendit do të jetë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me peshën e tepërt, përfshirë trembëdhjetë lloje të ndryshme të kancerit.