Lifestyle

“Pfizer” thotë se tri vaksina anti-COVID mbrojnë fëmijët nën 5 vjeç

Pfizer - vaksinat anti-COVID
 

Kompania synon t’u japë fëmijëve dozë ekstra të ulët - vetëm një të dhjetën e sasisë që marrin të rriturit - por gjatë provës u zbulua se dy doza nuk dukeshin mjaft të forta për parashkollorët. Kështu, studiuesit shtuan edhe dozë të tretë për më shumë se 1.600 fëmijë - nga mosha 6 muaj deri në 4 vjeç - gjatë rritjes së variantit Omicron në dimër

Tri doza të vaksinës “Pfizer” për COVID-19 ofrojnë mbrojtje të fortë për fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, ka njoftuar kompania të hënën, një tjetër hap drejt vaksinës për fëmijët edhe më të vegjël që mund të nisë në fillim të verës.

“Pfizer” planifikon t’i paraqesë gjetjet te rregullatorët amerikanë këtë javë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave tashmë po e vlerëson aplikimin nga “Moderna”, e cila po ofron vaksina me dy doza për fëmijët – dhe e ka caktuar 15 qershorin si datë tentative për këshilltarët e saj të pavarur shkencorë që i diskutojnë publikisht të dhënat nga njëra ose nga të dyja kompanitë.