Lifestyle

Kufizimet në abortin e hershëm

aborti, lifestyle, foshnje, lindje
 

Kostoja e një aborti rritet ndjeshëm me kalimin e kohës, nga disa qindra dollarë në mijëra sosh në tremujorin e dytë dhe madje dhjetëra mijëra më vonë. Për shumë gra pengesat financiare ndaj abortit shërbejnë për ta shtyrë procedurën më vonë, sepse mund t’u duhet kohë për të gjetur paratë e nevojshme

Një 18-vjeçare po trajtohej për çrregullim të të ngrënit kur kishte mësuar se është shtatzënë tashmë në tremujorin e dytë. Një nënë e dy fëmijëve në javën e 20-të zbuloi se fëmija i saj që e donte aq shumë nuk kishte veshka e fshikëz. Një grua e re u përdhunua e nuk e merrte me mend ta vazhdonte shtatzëninë.

Abortet e mëvonshme në shtatzëni janë relativisht të rralla, aq më tepër tani me dispozicionin e medikamenteve për t’i ndërprerë shtatzënitë e hershme.