Lifestyle

Shpeshtimi i përmbytjeve nga ngrohja globale e faktorë të tjerë

Ndryshimi i klimës ka të ngjarë t’i zvogëlojë reshjet deri në 50% në fund të muajit në dy provinca jugore të Pakistanit, mirëpo ngrohja globale nuk ishte shkaku më i madh i përmbytjeve katastrofike të vendit, që kanë mbytur më shumë se 1500 njerëz
 

Ka shumë përbërës për krizën humanitare që është ende në vazhdim – disa meteorologjikë, disa ekonomikë, disa shoqërorë, disa historikë dhe të orientuar nga ndërtimi. Shtojani këtyre edhe rekordet e motit që nuk kthehen aq larg në kohë. Me komplikime e kufizime të tilla, ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë që po e përcjellin katastrofën nuk mund të përcaktojë se sa ndryshime klimatike kishin rritur gjasat dhe shpeshtësinë e përmbytjeve

Ndryshimi i klimës ka të ngjarë t’i zvogëlojë reshjet deri në 50% në fund të muajit në dy provinca jugore të Pakistanit, mirëpo ngrohja globale nuk ishte shkaku më i madh i përmbytjeve katastrofike të vendit që kanë mbytur më shumë se 1500 njerëz, zbulon një analizë e re shkencore.

Cenueshmëria e përgjithshme e Pakistanit, duke përfshirë njerëzit që jetojnë si mos më keq , është faktori kryesor në katastrofën që në një moment zhyti një të tretën e vendit nën ujë, mirëpo “ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit po luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm këtu”, ka bërë të ditur studimi i autores Friderike Otto, shkencëtare klimatike në Kolegjin Imperial të Londrës.