Lifestyle

Kujdes nga “Doktor Google”, mund të dëmtoni shëndetin

 

Njerëzit priren të kërkojnë informacione të natyrave të ndryshme në Google, edhe për ato që kanë të bëjnë me shëndetin, por sa është i besueshëm ky “doktor virtual”?

Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor, bëri thirrje të hënën në një emision në “Euronews Albania” që është gabim i madh t’i drejtoheni Googlet për çdo problem shëndetësor.